Kompanitë shqiptare drejt Japonisë – për herë të parë
Më 20 shkurt 2026, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Japan Institute for Overseas Investment (JOI), organizon Misionin e Biznesit Shqipëri – Japoni në Tokio, duke hapur për herë të parë një kapitull të ri bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Japonisë.
Ky mision synon të prezantojë potencialin shqiptar dhe të krijojë ura konkrete bashkëpunimi në sektorë strategjikë, në një nga tregjet më të avancuara në botë.
Gjatë misionit, përfaqësuesit e kompanive shqiptare do të zhvillojnë:
• Japan Institute for Overseas Investment (JOI)
• Kompani të mëdha japoneze
• Ekspertë ligjorë, financiarë dhe konsulence
Ky mision përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të partneriteteve afatgjata, krijimit të bashkëpunimeve të reja ndërkombëtare dhe tërheqjes së investimeve të huaja në sektorë strategjikë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

