Konferenca 3-ditore “Diplo2024”

Në kuadër të kësaj nisme nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, u mbajt sesioni i dytë me fokus në diplomacinë ekonomike dhe investimet e huaja.

Paneli i përbërë nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit z. Blendi Gonxhja, Ministri i Financave z. Petrit Malaj, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA znj. Laura Saro dhe znj. Ines Muçostepa nga Bashkimi i Dhomave Shqiptare të Tregtisë dhe Industrisë, diskutuan mbi ndikimin dhe rolin e misioneve diplomatike shqiptare në tërheqjen e investimeve të huaja në vend.
Znj. Saro prezantoi AIDA-n si një nyje ndërlidhëse mes investitorëve të huaj dhe ambasadave tona në botë, duke ftuar ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm që të propozojnë mekanizma për një komunikim më efektiv mes palëve

BACK TO NEWS