
Znj. Saro theksoi rolin e AIDA-s në promovimin e Shqipërisë si një destinacion i qëndrueshëm investimesh, si dhe rëndësinë e diplomacisë ekonomike në këtë proces. Po ashtu, u prezantuan platformat E-Invest dhe Export Albania, si instrumente konkrete që lehtësojnë investitorët dhe mbështesin eksportuesit shqiptarë drejt tregjeve ndërkombëtare.