Kroacia i bashkohet përgatitjeve për Match-Maker Albania 2026
Në kuadër të përgatitjeve për Match-Maker Albania 2026, Drejtoresha Ekzekutive e Albanian Investment Development Agency, znj. Laura Saro, priti në një takim Ambasadoren e Shqipërisë në Kroaci, znj. Donika Hoxha.
Gjatë takimit u diskutua angazhimi i Kroacisë në edicionin e dytë të forumit, si dhe organizimi i një Forumi Investimesh me fokus promovimin e Shqipërisë dhe prezantimin e mundësive konkrete të investimit për biznesin kroat.
Kroacia është tashmë pjesë e kësaj platformë bashkëpunimi, duke kontribuar në forcimin e dimensionit ndërkombëtar të Match-Maker Albania dhe në thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

