Kush merr pjesë në ExportON 2026?
Kush merr pjesë në ExportON 2026?
ExportON 2026 sjell së bashku aktorët kyç që formësojnë të tashmen dhe të ardhmen e eksporteve shqiptare, në një event unik bashkëpunimi, dialogu dhe vizioni për “Made in Albania”.
Në tryezën kryesore të rrumbullakët do të marrin pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të institucioneve shtetërore:
• AIDA – Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
• MEI– Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
• Ministritë e linjës
• Administrata Doganore
• Administrata Tatimore
Eventi bashkon gjithashtu zërat kryesorë të sektorit privat dhe të eksportit:
• Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë
• Shoqatat kryesore të sektorëve eksportues
• Sipërmarrës, eksportues dhe përfaqësues të bizneseve shqiptare
ExportON 2026 është një hapësirë unike ku:
• Institucionet dhe biznesi ulen në të njëjtën tryezë
• Diskutohet potenciali real i eksporteve shqiptare
• Ndërtohet vizioni i përbashkët për rritjen dhe konkurrueshmërinë ndërkombëtare.

