Kuzhina shqiptare në fokus global!
Çdo recetë, çdo traditë dhe çdo shije që na përfaqëson është një mundësi për të treguar potencialin e jashtëzakonshëm ekonomik dhe kulturor të gastronomisë sonë.
Nisma AlbChef2025 synon ta ngrejë kulinarinë shqiptare në nivel brandi, duke promovuar produktet vendase, mjeshtërinë e shefave dhe trashëgiminë tonë gastronomike. Çdo pjatë kthehet në një histori që tregon vlerat dhe autenticitetin e Shqipërisë.

