Mega Shopping, Indi 2020
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njofton se Organizata e Promovimit të Tregtisë në Indi (ITPO) organizon dy edicione të eventit “Mega Shopping”, Indi 2020.
Edicioni i parë i këtij eventi do të zhvillohet në Ahmadaba, Gujarat në datat 27 Mars – 5 Prill 2020 dhe edicioni i dytë do të zhvillohet në Bangalore, në datat 8-17 Maj 2020.
Ftohen të gjitha kompanitë potenciale blerëse të produkteve si këpucë, lëkurë, veshje, artikuj prej lëkure, aksesorë dhe lloje të ndryshme të dorezave, të marrin pjesë në këtë event për të krijuar një mundësi për partneritete dhe bashkëpunime të reja me kompanitë dhe aktorët më të rëndësishëm në fushën e tekstileve dhe lekurës në tregun e paeksploruar Indian.
Eventi do të shërbejë si platformë ideale për të zhvilluar takime B2B me artizanët indianë/eksportuesit e këpucëve dhe artikujve të veshjeve.
Për të gjitha bizneset shqiptare e interesuara të jenë pjesë e këtij eventi dhe për më shumë informacione rreth këtij eventi, na kontaktoni në adresën zyrtare: info@aida.gov.al
ose vizitoni linkun: https://www.indianembassybrussels.gov.in/pdf/TradeFairs_2020.pdf?fbclid=IwAR06mIQjnKtofsK95uOl2EiC1IoIoNU9lGqJAenLocXsGaSYdKCnYmgzvrM