Memorandum Bashkëpunimi AIDA–BABC

Memorandum Bashkëpunimi AIDA–BABC 🤝🇦🇱🇧🇬
Në vijim të angazhimeve dhe partneriteteve të konsoliduara në kuadër të Match-Maker Albania, sot u zhvillua takimi ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Dhomës së Biznesit Bullgari-Shqipëri (BABC), ku Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, dhe Drejtori Ekzekutiv i BABC, z. Ervis Taluri, firmosën Memorandumin e Mirëkuptimit mes dy institucioneve.
Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimin e një platforme të strukturuar për promovimin e mundësive të investimit dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
BACK TO NEWS