Ministri Federal Cem Özdemir viziton Stendën Shqiptare në BIOFACH 2025

Ministri Federal Cem Özdemir viziton Stendën Shqiptare në BIOFACH 2025🌱
Më 13 shkurt 2025, në kuadër të panairit të produkteve organike BIOFACH 2025, Ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, z. Cem Özdemir, vizitoi stendën shqiptare, duke u njohur nga afër me cilësinë dhe diversitetin e produkteve organike të prodhuara në Shqipëri.
Gjatë ndalesës së tij, ministri u prit nga përfaqësues të AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve), Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe nga prodhues shqiptarë që promovojnë produktet e tyre organike në pavionin kombëtar.
Ky panair, i mundësuar nga AIDA, ITC dhe Swiss Import Promotion Programme (SIPPO), shënoi një moment të rëndësishëm për prodhuesit shqiptarë, duke mbështetur integrimin e SME-ve shqiptare në tregun e përbashkët evropian. BIOFACH 2025 konfirmoi edhe një herë potencialin e Shqipërisë si një vend me prodhime të qëndrueshme dhe cilësore për tregjet ndërkombëtare, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm për promovimin e sektorit organik shqiptar në një nga panairet më të mëdha në botë për produktet organike.
BACK TO NEWS