Tryezë e rrumbmullakët me prodhuesit e sektorit të verës
Ditën e sotme, në ambientet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), u zhvillua tryeza e rrumbullakët me prodhuesit e sektorit të verës. Aktiviteti kishte si qëllim prezantimin e shërbimeve që ofron AIDA në mbështetje të këtij sektori, si edhe identifikimin e nevojave dhe sfidave me të cilat përballen prodhuesit e verës “Made in Albania”.
Në aktivitetin ishin të pranishëm Zv. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Z. Endrit Yzeiraj, Drejtoresha e AIDA-s, Znj. Laura Saro, përfaqësues te drejtorive të MEKI-t, përfaqësues nga shoqatat, somelierë, si edhe disa nga kantinat e prodhimit të verës.
Diskutimi në këtë tryezë u fokusua mbi mbështetjen që duhet të marrë ky sektor i rëndësishëm, sensiblizimi për promovimin e prodhimit të verës vendase në kuader të fillimit të sezonit turistik, mbështjen e kompanive për blerjen e makinerive bujqesorë inovative dhe mbështetjen e kantinave të vogla për të rritur prodhimin dhe gjetur tregje të reja.
Në përfundim, u diskutua promovim i produkteve shqiptare në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza”, përmes një hapësire të dedikuar dhe video promovuese.
Rekomandimet e nxjerra nga ky aktivitet do të adresohen, për mbështetjen e këtij sektori me potencial të madh për zhvillimin ekonomnik të vendit.







