Në ditën e dytë të BIOFACH 2026 në Nuremberg, Shqipëria po forcon prezencën e saj në tregun ndërkombëtar

Nga tradita tek tregu global: Eksportet bio shqiptare në BIOFACH 2026 🇦🇱🌱
Në ditën e dytë të BIOFACH 2026 në Nuremberg, Shqipëria po forcon prezencën e saj në tregun ndërkombëtar të produkteve organike.
Për të pestin vit radhazi, AIDA, në bashkëpunim me partnerin SIPPO Albania, po ndërmjetëson takime B2B mes kompanive shqiptare dhe blerësve ndërkombëtarë në Hall 4 – Stand 529, duke mbështetur zgjerimin e aksesit në tregje të reja dhe krijimin e partneriteteve afatgjata.
Kompanitë shqiptare po prezantojnë produkte organike autentike, bimë medicinale dhe aromatike, vajra esencialë dhe produkte natyrale “Made in Albania”, duke konsoliduar imazhin e Shqipërisë si një partner i besueshëm në industrinë globale bio.
🔹 Ekoprod sh.p.k
🔹 Doci Oil sh.p.k
🔹 Amel Extract Essential
🔹 Natural Herbal E.R.V
🔹 Feniks sh.p.k
📍 BIOFACH 2026 | Nuremberg
🤝 Hall 4 – Stand 529
BACK TO NEWS