Në ditën e tretë të BIOFACH 2026 në Nuremberg, Shqipëria vijon të forcojë prezencën e saj në tregun ndërkombëtar të produkteve organike.
Interes në rritje për “Made in Albania” në BIOFACH 2026 

Në ditën e tretë të BIOFACH 2026 në Nuremberg, Shqipëria vijon të forcojë prezencën e saj në tregun ndërkombëtar të produkteve organike.
Takimet B2B po vazhdojnë me intensitet, me interes të shtuar nga blerës dhe distributorë ndërkombëtarë për produktet bio “Made in Albania”. Kontakti i drejtpërdrejtë me aktorët e tregut po krijon mundësi konkrete bashkëpunimi dhe partneritete afatgjata.
Produktet organike shqiptare – nga bimët medicinale dhe aromatike te vajrat esencialë dhe artikujt natyralë – po vlerësohen për cilësinë, origjinën e pastër dhe standardet e larta të prodhimit, duke konsoliduar imazhin e Shqipërisë si partner i besueshëm në industrinë globale bio.

