Në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – Edicioni 31
Në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – Edicioni 31, drejtues dhe përfaqësues të institucioneve, sipërmarrjeve dhe partnerëve ndërkombëtarë u bashkuan për të shënuar një kapitull të ri zhvillimi dhe inovacioni për ekonominë shqiptare.
Në këtë ceremoni morën pjesë Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, e cila vlerësoi rolin e panairit si një platformë të rëndësishme që bashkon vizione, ide dhe mundësi për bizneset shqiptare, si dhe Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, e cila përcolli një mesazh falënderimi dhe frymëzimi.

