Në “Tirana Economic Forum”, liderë politikë, biznesi dhe akademikë u mblodhën për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit.

Në “Tirana Economic Forum”, liderë politikë, biznesi dhe akademikë u mblodhën për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit.
Në fjalën e tij hapëse Kryeministri z. Edi Rama theksoi progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt integrimit europian dhe ftoi investitorët e huaj të shfrytëzojnë momentin aktual, duke nënvizuar objektivin e anëtarësimit në BE në vitin 2030 dhe potencialin e vendit për investime cilësore.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, prezantoi transformimin ekonomik të Shqipërisë gjatë viteve të fundit, përfshirë digjitalizimin, rritjen e produktivitetit, forcimin e sektorit privat dhe stabilitetin makroekonomik.
Në kuadër të Tirana Economic Forum, u zhvillua një nga sesionet kryesore, paneli “Albania’s Investment Pulse: How Can Albania Attract Quality Investment”, ku u diskutua thellësisht strategjia për rritjen e investimeve cilësore dhe drejtimet strategjike të zhvillimit ekonomik.
Në këtë panel u mblodhën përfaqësues të rëndësishëm nga sektori publik, biznesi dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Pjesë e diskutimit ishte edhe znj. Laura Saro, Drejtore Ekzekutive e AIDA-s, e cila solli perspektivën e agjencisë si institucioni kryesor për promovimin dhe mbështetjen e investimeve në Shqipëri..
Znj. Saro theksoi se partneritetet, infrastruktura cilësore dhe reformat e qëndrueshme mbeten tre shtyllat që përcaktojnë një destinacion modern dhe tërheqës investimesh.
“Shqipëria sot është shumë më konkurruese se disa vite më parë, falë reformave, digjitalizimit të shërbimeve dhe rritjes së stabilitetit ekonomik—elemente që po forcojnë besimin e investitorëve” – u shpreh znj. Saro.
BACK TO NEWS