Nisma “Investors Support Day” hap siparin me investitorët zviceranë

Nisma “Investors Support Day” hap siparin me investitorët zviceranë 🇨🇭🤝
Sot u zhvillua takimi i parë i nismës “Investors Support Day” në Shqipëri, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Zvicerane (SWISSA), duke hapur një platformë të drejtpërdrejtë komunikimi mes kompanive të huaja dhe institucioneve shtetërore. 🏛️💼
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, prezantoi qëllimin e nismës, e cila synon të lehtësojë veprimtarinë e biznesit dhe të forcojë bashkëpunimin me investitorët e huaj. ✨
Në aktivitet morën pjesë edhe z. Philipp Arnold, Zv/Shefi i Misionit në Ambasadën Zvicerane, dhe z. Imir Kraja nga Drejtoria e Tatimeve, të cilët theksuan rëndësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimit me bizneset me kapital zviceran.
Në Shqipëri aktualisht operojnë 69 kompani me kapital zviceran në sektorë strategjikë të ndryshëm, dhe ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit më të ngushtë midis institucioneve vendase dhe investitorëve ndërkombëtarë. 🌍
BACK TO NEWS