Një hap më pranë Europës!

Liderë rajonalë e ndërkombëtarë, agjenci të promovimit të investimeve dhe përfaqësues të BE-së e bëjnë Tiranën qendrën e Ballkanit Perëndimor më 13–14 tetor.
Në kuadër të Forumit të Investimeve EU–WB6, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, firmosi deklarata të përbashkëta bashkëpunimi me synimin për të forcuar lidhjet ekonomike dhe për të promovuar Ballkanin Perëndimor si një destinacion të përbashkët investimesh.














