Njoftim për pjesëmarrje në Ekspozitën e 2të të Artizanatit Tregtar të Shteteve Anëtare të OIC (Organizatës së Bashkëpunimit Islamik) në Casablanca
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njofton të gjitha kompanitë, artizanët si dhe çdo pale tjetër të interesuar se do të zhvillohet “Ekspozita e 2të e Artizanatit Tregtar” e Shteteve Anëtare të OIC, në Casablanca, Mbretëria e Marokut, në datë 18–28 Dhjetor 2025.
Ky aktivitet ndërkombëtar synon të bashkojë palët kryesore të interesuara në sektorin e artizanatit nga shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), përfshirë artizanë, shoqata profesionale, prodhues të produkteve tradicionale, artikuj lëkure dhe bizhuterish, kaligrafi dhe arte grafike, tekstile, qeramikë dhe produkte të tjera të ngjashme.
·
Promovim ndërkombëtar: Panairi ofron mundësinë për të prezantuar produktet dhe traditat shqiptare të artizanatit përpara një audience ndërkombëtare nga mbi 50 vende anëtare të OIC.
·
Zgjerim i tregjeve dhe krijim partneritetesh: Pjesëmarrësit mund të zhvillojnë takime biznesi (B2B) me blerës dhe distributorë të huaj, duke krijuar kontakte të reja bashkëpunimi.
·
Forcim i imazhit të Shqipërisë: Pjesëmarrja kontribuon në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe artizanale shqiptare dhe në forcimin e markës “Made in Albania”.
·
Shkëmbim përvojash: Artizanët do të kenë mundësi të njihen me teknika bashkëkohore të dizajnit dhe marketingut të produkteve artizanale.
·
Mundësi për eksport dhe turizëm kulturor: Ekspozita ndihmon në rritjen e interesit për produktet shqiptare dhe në zgjerimin e tregjeve të shitjes.
·
Rrjetëzim dhe mbështetje institucionale: Pjesëmarrësit përfitojnë nga mundësitë për bashkëpunim me organizata ndërkombëtare dhe rrjete rajonale në fushën e artizanatit.

