Për herë të parë, Shqipëria si anëtare e OIV në “Wine Paris 2025”!

Për herë të parë, Shqipëria si anëtare e OIV në “Wine Paris 2025”!
🇦🇱 Më 16 gusht 2023, Shqipëria u bë shteti i 50-të anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV) – një hap historik që forcon pozicionin e saj në industrinë globale të verës dhe sjell përfitime të shumta për prodhuesit shqiptarë:
✅ Përafrimi me standardet ndërkombëtare, duke rritur cilësinë dhe konkurrueshmërinë e verës shqiptare.
📊 Qasje në studime dhe statistika globale, që ndihmojnë në zhvillimin strategjik të sektorit.
🌍 Lehtësim të depërtimit në tregjet ndërkombëtare, duke rritur besueshmërinë e prodhimeve tona.
🗳️ Pjesëmarrje në vendimmarrjen globale, duke ndikuar në politikat e industrisë së verës.
 Në “Wine Paris 2025”, Shqipëria do të prezantohet për herë të parë me verërat e saj unike, duke shfrytëzuar këtë anëtarësim për të rritur eksportet dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi me tregjet ndërkombëtare.
📅 10-12 Shkurt 2025
📍 Paris – Porte de Versailles, Francë
🌍 Shqipëria drejt promovimit ndërkombëtar të verës dhe zgjerimit të tregjeve të saj!
BACK TO NEWS