Përmbyllet sot me sukses fushata e outreach e AIDA-s në panairin COMPAMED në Düsseldorf

✨ Përmbyllet sot me sukses fushata e outreach e AIDA-s në panairin COMPAMED në Düsseldorf 🇩🇪🤝
Në ditën e dytë të panairit ndërkombëtar COMPAMED, AIDA zhvilloi takime të tjera të rëndësishme me kompani nga industria e teknologjisë mjekësore dhe prodhimit 🏥🔧, në kuadër të fushatës së përbashkët të outreach me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (Regional Cooperation Council).
AIDA u takua me kompani të specializuara si në prodhimin e elementeve të industrisë mjekësore, ashtu edhe në segmentin e paketimit 📦⚙️. Disa prej tyre kanë tashmë partneritete me kompani që operojnë në Shqipëri —një bazë solide që mund të shërbejë si pikënisje për investime të reja në vend.
✅Me përfundimin e ditës së dytë, fushata e outreach përmbyllet me sukses, duke konsoliduar kontakte të vlefshme dhe duke rritur interesin për Shqipërinë si një destinacion konkurrues për investime në sektorin e manifakturës së produkteve mjekësore 🌐📈.
AIDA do të vijojë me follow-up me të gjitha kompanitë e takuara për të thelluar më tej mundësitë e bashkëpunimit 🤝✨.
BACK TO NEWS