Power Next në Match-Maker Albania 2 u zhvillua si platformë strategjike që bashkoi institucione publike, financiare ndërkombëtare, investitorë dhe kompani kryesore të energjisë.
Power Next në Match-Maker Albania 2 u zhvillua si platformë strategjike që bashkoi institucione publike, financiare ndërkombëtare, investitorë dhe kompani kryesore të energjisë.
Zona u hap nga Zv/Ministrja Edona Bilali, e cila theksoi potencialin energjetik të Shqipërisë, ndërsa Ergys Verdho prezantoi zhvillimet dhe projektet hekurudhore me ndikim në ekonomi dhe ndërlidhje.
U trajtuan progresi i tranzicionit energjetik dhe roli i European Investment Bank, si dhe u prezantuan investime dhe iniciativa nga kompani si Kiraç Group, Voltalia, Blessed Investment, Devinn (hidrogjeni i gjelbër), Enhol Group, MASDAR dhe X-Wind.
Hapësira “Meet the Government” mundësoi dialog të drejtpërdrejtë mes biznesit dhe institucioneve kyçe (MIE, ERE, OST, APD, AKBN, Hekurudha Shqiptare), ndërsa pjesëmarrja e EBRD, EIB, World Bank dhe KfW rriti mundësitë për financim. Gjatë eventit u zhvilluan takime B2B dhe B2G, të cilat rezultuan me krijimin e kontakteve të reja dhe hapjen e perspektivave për bashkëpunime të qëndrueshme.
Power Next shërbeu si një hapësirë dinamike dhe produktive, që kontribuon drejtpërdrejt në avancimin e projekteve energjetike dhe në pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion serioz për investime madhore në sektor.

