Seafood Expo Bharat 2026

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) informon bizneset shqiptare të produkteve ushqimore detare mbi një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të sektorit. Seafood Expo Bharat 2026 është një nga panairet më të rëndësishme vjetore të produkteve detare në Azi, i organizuar nga MPEDA, institucioni përgjegjës i Qeverisë së Indisë për promovimin e eksporteve të produkteve detare.
📍 Chennai, Indi
📅 1–3 Korrik 2026
Pse të merrni pjesë?
Takime të drejtpërdrejta B2B me partnerë indianë dhe ndërkombëtarë
Mundësi për zgjerim në tregje të reja
Prezantim i produkteve dhe shërbimeve tuaja në nivel global
Njohje me inovacionet më të fundit në akuakulturë dhe përpunim
Programi Reverse Buyer–Seller Meet (RBSM) ofron:
Rimbursim të biletës deri në US$2000
Akomodim falas
Transport dhe asistencë gjatë qëndrimit
Vizita në fabrika dhe ferma akuakulture
India mbetet një nga liderët globalë në eksportin e produkteve detare dhe një partner strategjik për bashkëpunim.
Ftojmë bizneset e interesuara të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi unike! Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të aktivitetit: www.seafoodexpobharat.com, ose kontaktoni në adresat e email-it: fairs@mpeda.gov.in; asokkumar@mpeda.gov.in
BACK TO NEWS