Turizmi
Udhëtimi dhe turizmi është një ndër sektorët më të rëndësishëm dhe me një peshë të madhe për ekonominë shqiptare, si në terma monetarë ashtu edhe në ato të punësimit, por edhe për parashikimet e tij pozitive të rritjes së mëtejshme.
Sektori i turizmit në vitin 2021 regjistroi një kontribut të drejtpërdrejtë prej 321.3 miliardë lekë, me një kontribut të përgjithshëm prej 17.4% të totalit të ekonomisë, duke e pozicionuar këtë sektor si një nga kontribuesit kryesorë në zhvillimin ekonomik. Kjo, kryesisht, reflekton aktivitetin ekonomik të gjeneruar nga industri të tilla, si: hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese, agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë, linjat ajrore dhe mënyrat e tjera të transportimit të pasagjerëve.
Në vitin 2021 sektori i turizmit krijoi 226 100 vende të reja pune që përbën rreth 20% të punësimit total në Shqipëri.