Shërbimi Aftercare pranë AIDA-s zhvillon vizitë në subjektin “Form International Seramiksan”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), përfaqësuar nga stafi i sektorit të Investimeve & Aftercare, ka vazhduar fushatën e takimeve me biznesin në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të shërbimeve Aftercare, duke theksuar rëndësinë që ato kanë në krijimin e një klime të favorshme për rritjen dhe zgjerimin e investimeve në nivel lokal.

Në këtë kuadër, stafi i AIDA-s ka vizituar kompaninë “Form International”, pjesë e grupit me origjinë turke, Seramiksan. Kjo kompani operon prej 7 vitesh në sektorin e materialeve të ndërtimit.

Kompania “Form International” është asistuar në vijimësi nga AIDA për problematikat e hasura gjatë operimit të biznesit të tyre, duke demonstruar një bashkëpunim shumë efikas mes biznesit dhe AIDA-s. Subjekti aktualisht operon pa problematika.

BACK TO NEWS