Shprehje interesi per bashkëpunim nga kompania spanjolle Estilo 2 s.a

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se kompania spanjolle Estilo 2 s.a ka shprehur interes për bashkëpunëtror/partner në tregun shqiptar, që operojnë në prodhimin e gizës dhe aluminit.

Kompania Estilo 2 s.a ka mbi 45 vjet në treg për projektimin dhe prodhimin e produkteve të ndriçimit të jashtëm për hapësirat publike, zonat e banimit, parqet dhe zonat e këmbësorëve. Ata prodhojnë produkte cilësore , ekologjike, me nivele të larta të depërtimit të dritës dhe me ekuilibër të përsosur mes efikasitetit dhe estetikës.

Për më shumë informacion na kontaktoni në adresën zyrtare: info@aida.gov.al ose vizitoni linkun: Link

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Tiranë, 23.04.2020

BACK TO NEWS