Shprehje interesi për pjesëmarrje në panairin BIOFACH 2026, Nuremberg, Germany
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me programin SIPPO, planifikon pjesëmarrjen me stendë të Shqipërisë në një nga panairet më të mëdhenj të produkteve organike ushqimore dhe kozmetike si dhe përbërësve natyrale, BIOFACH 2026, i cili do të zhvillohet në Nuremberg, Gjermani, në datat 10-13 Shkurt 2026.
Stenda shqiptare do të përfaqësohet nga një numër i limituar kompanish, të cilat duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Kriteret kryesore:
• Të zotërojnë Certifikatë Produktesh Organike sipas standardit të BE-së, ose ekuivalente të prezantuara në faqen zyrtare të panairit Kriteret e Pranimit në Biofach 2026;
• Të mbulojnë kostot dhe shpenzimet e marketingut për regjistrimin në Biofach 2026 dhe promovimin e kompanisë në mediat e panairit në vlerën 904 Euro;
• Përfaqësues/it e kompanisë të jenë njohës të gjuhës angleze dhe/ose gjermane;
• Inkurajohen të aplikojnë, të gjitha kompanitë që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë në panairin Biofach dhe ato që prodhojnë produkte me vlerë të shtuar ose përfundimtare.
AIDA, fton të gjitha kompanitë që kanë interes për të marrë pjesë në panair dhe që plotësojnë kriteret e mësipërme, të dërgojnë të plotësuar formularin e profilit të kompanisë që gjeni në këtë link: https://aida.gov.al/…/12/Company-profile-BIOFACH-2026.docx duke e dërguar në adresën e emailit info@aida.gov.al brenda datës 19. 12. 2025.

