Gjashtë kompani shqiptare do të prezantojnë produktet më të mira të vendit në Food Expo, panairin më të madh të industrisë Food & Beverage në Evropën Juglindore.

14–16 Mars 2026

Athinë, Greqi

Hall 1 | Stand F20
Në stendën kombëtare të organizuar nga AIDA, vizitorët do të kenë mundësinë të njohin cilësinë, traditën dhe inovacionin që përfaqëson marka Made in Albania.

Kompanitë pjesëmarrëse:

C&D Essential Oils – Vajra esencialë natyralë

Drizzi sh.p.k – Prodhues vaj ulliri

Enofama Winery – Verë shqiptare cilësore

Dua Caffe – Kafe premium

Amaral (Parajsë Shtëpie) – Produkte agro-ushqimore

Zdrava Group – Produkte ushqimore & distribucion

Shqipëria prezantohet me një identitet të fortë eksportues, duke forcuar marrëdhëniet tregtare në rajon dhe duke hapur dyer në tregje të reja ndërkombëtare.