Shqipëria pjesëmarrëse në eventin CxOutsourcers 2025

Shqipëria pjesëmarrëse në eventin CxOutsourcers 2025
✨️ Shqipëria u prezantua me sukses si një destinacion strategjik në rritje për outsourcing, investime të huaja direkte (FDI) dhe shërbime dixhitale gjatë eventit CxOutsourcers 2025 të mbajtur në Mynih. Eventi mblodhi udhëheqës të lartë nga sektorët globalë të përvojës së klientit (CX), outsourcing-ut të proceseve të biznesit (BPO) dhe inovacionit dixhital, duke ofruar një platformë me ndikim të lartë për ta pozicionuar Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të investimeve.
🔸️ Përmes diskutimeve të fokusuara, një prezantimi të dedikuar, pjesëmarrjes në tryezë të rrumbullakët dhe rrjetëzimit të synuar, AIDA, si pjesë e delegacionit shqiptar u fokusua në evidentimin e pikave të forta të Shqipërisë, kryesisht sa i takon talentit në fushën e tekonologjisë, aksesit nearshore, mbështetjes së investitorëve dhe infrastrukturës në zhvillim.
BACK TO NEWS