Takim frymëzues me studentët e ekonomisë

Studentët, që u angazhuan si vullnetarë në eventet Match-Maker Albania dhe ZAN’ART, u pritën në një takim ndryshe në AIDA.

Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA dhe znj. Blerta Rama, Zëvendës Ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, përgëzuan pjesëmarrësit, ndanë me ta rrugëtimin e tyre të karrierës dhe plot këshilla motivuese.
Kjo iniciativë me studentët, për përafrimin e tyre me praktikën ishte vetëm hapi i parë i ndërmarrë.

Në përfundim, studentët morën certifikatat e pjesëmarrjes, për të dëshmuar përvojën e tyre unike të fituar nga këto angazhime.