Takimi i Drejtorit Ekzekutiv të AIDAs Z. Sokol Nano me Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Z. Momtchil Raytchevski
Sot, më datë 15 Nëntor 2019, në mjediset e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Drejtori i AIDA-s Z. Sokol Nano, priti në një takim Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Bullgarisë, në Republikën e Shqipërisë, Z. Momtchil Raytchevski dhe Znj. Maria Peeva, atashe në Ambasadën e Bullgarisë.
Gjatë takimit palët diskutuan rreth fushës së veprimit të AIDA-s, si dhe asistencës që ajo ofron jo vetëm ndaj investitorëve strategjikë, por dhe në mbështjetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Një pjesë e rëndësishme e bisedës u fokusua rreth zhvillimit të bashkëpunimeve mes drejtuesve të organizatave të promovimit të investimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, më së shumti në fushën e IT dhe Teknologji, por edhe në shërbimin Call Center dhe Data Center, kuadër në të cilin do të mbahet edhe një organizim në Janar të vitit 2020. Përmes këtij eventi synohet thellimi më tej i procesit të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, si dhe zhvillimin e lidhjeve për krijimin e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet kompanive në fushën e inovacionit dhe start-up.
Takimi i mbajtur, i hap rrugën krijimit të raporteve më të ngushta për bashkëpunim mes Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencive simotra, apo me fokus të njëjtë në shtetin bullgar.