24 October 2025
Nëse je drejtues kompanie në sektorin IT apo BPO, tani ke mundësinë të forcosh aftësitë dhe vizionin që të çojnë drejt tregjeve globale.
Programi Beyond Borders, i krijuar nga GIZ dhe Reinvantage, të ndihmon të ndërtosh një kulturë organizative me vizion ndërkombëtar, të komunikosh përtej kulturave dhe të fitosh besimin e klientëve globalë.
Gjatë programit do të dëgjosh ekspertë nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, do të krijosh lidhje me profesionistë të tjerë dhe do të mësosh si të prezantosh biznesin tënd me qartësi, vetëbesim dhe kulturë globale.
Online + në Tiranë, 24–26 Nëntor
Pjesëmarrja është falas për drejtuesit e kompanive në sektorët IT dhe BPO

