Home » Të Bërit Biznes » Udhëzues Taksash
Tatimi mbi të ardhurat e korporatës | |
23% | E aplikueshme kur të ardhurat neto të tatueshme (fitimi i tatueshëm) janë mbi 14 milionë ALL. |
15 % | E aplikueshme kur të ardhurat neto të tatueshme (fitimi i tatueshëm) janë deri në 14 milionë ALL.
|
0%
| E aplikueshme për individët tregtarë, të vetëpunësuarit, si dhe entitetet me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit (deri më 31 Dhjetor 2029) |
5% | E aplikueshme për: - Personat të cilët zhvillojnë veprimtari pritëse të çertifikuar si “Agroturizëm” sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit. (deri më 31 dhjetor 2029) - Entitetet, të cilat ushtrojnë veprimtari ekonomike në industrinë automotive. (deri më 31 dhjetor 2029) - Entitetet, të cilat zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas ligjit nr. 38/2012 “Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor” (deri më 31 dhjetor 2029); |
Përjashtim | Entitetet që operojnë në struktura akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat e korporatës për një periudhe 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2026. |
Norma e tatimit mbi dividendin është 8%.
Normat e tatimit mbi të ardhurat personale:
Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individëve.
E ardhura bruto mujore | E ardhura e tatueshme | Norma e tatimit | ||
Nga | Deri | Nga | Deri | |
0 | 50,000 lekë (517 €) | 0 | 50,000 lekë (517 €) | 0% |
50,001 lekë (517 €) | 60,000 lekë (620 €) | 0 | 35,000 lekë (362 €) | 0% |
35,001 lekë (362 €) | 60,000 lekë (620 €) | 13% e shumës mbi 35 000 lekë (362 €) | ||
60,001 lekë (620 €) | Më shumë | 0 | 30,000 lekë (310 €) | 0% |
30,001 lekë (310 €) | 200,000 lekë (2,068 €) | 13% e shumës mbi 30 000 lekë (310 €) | ||
200,000 lekë (2,068 €) | More | 22 100 lekë (228 €) + 23% e shumës mbi 200,000 ALL (2,067 €) | ||
Kursi i këmbimit i përdorur është 1 EURO = 96.7 lekë.
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
Kontribute | Punëdhënës | Punëmarrës | I vetëpunësuar |
Kontribute sigurime shoqërore | 15 % | 9.5 % | 23 % |
Kontribute sigurime shëndetësore | 1.7 % | 1.7 % | 3.4 % |
Kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet mbi pagën bruto mujore dhe varion nga një shumë minimale prej 50,000 ALL deri në një shumë maksimale prej 186,416 ALL.
Kontributi i sigurimit shëndetësor llogaritet mbi pagën bruto mujore.
Personat e vetëpunësuar paguajnë 3.4% kontribut të sigurimit shëndetësor të jo më pak se dyfishit të pagës minimale, pra prej ALL 100,000, si dhe kontributet e sigurimeve shoqërore në 23% të jo më pak se pagës minimale ALL 50,000.
FUSHA E ZBATIMIT
Tatimit mbi vlerën e shtuar i nënshtrohen:
KUFIRI MINIMAL I REGJISTRIMIT
Kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 10 000 000 lekësh në një vit kalendarik. Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5 000 000 lekë.
SHKALLA STANDARDE
Shkalla standarde e tatimit mbi vlerën e shtuar për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, e cila aplikohet si një përqindje e vlerës së tatueshme, është 20 %.
SHKALLA E REDUKTUAR
Shkalla e reduktuar 6% e TVSH aplikohet:
Shkalla e reduktuar 10% e TVSH aplikohet:
Shkalla 0%:
Trajtohen si furnizime me shkallë zero të TVSH-së:
PËRJASHTIME NË IMPORT
Importimi i makinerive dhe pajisjeve:
a) në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë (4,166,667 Euro)
b) në funksion të realizimit të kontratave të investimeve në sektorin e përpunimit aktiv dhe të agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit;
Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qendrore e vendore, organizatat jofitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë, sipas shkallëve të mëposhtme:
Akciza është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Produkte që i nënshtrohen akcizës janë:
LINDJA E DETYRIMIT TË AKCIZËS
Për mallrat e akcizës detyrimi i akcizës lind në momentin e hedhjes së mallit për konsum në territor.
Në rastet e importit të mallrave të akcizës, detyrimi i akcizës lind në momentin e lindjes së borxhit doganor, sipas përcaktimeve përkatëse të Kodit Doganor.
DEKLARIMI
Deklarimi i akcizës bëhet nga:
a) depozituesi i miratuar;
b) pritësi i regjistruar;
c) dërguesi i regjistruar;
ç) përfaqësuesi fiskal;
d) individi (personi fizik natyror).