Thirrje për aplikim për biznese punëdhënës që janë të interesuar të ofrojnë trajnime për të rinjtë (15-29 vjeç) dhe gratë e papuna në zonën e bashkisë shkodër, bashkia vau I dejës dhe bashkia malësi e madhe
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qendrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”, shpall thirrjen për të gjithë bizneset punëdhënës që janë të interesuar të ofrojnë trajnime në punë (on-job training) pranë ambienteve të tyre për të aftësuar të rinj (15-29 vjeç) dhe gra të papuna në sektorët hoteleri-turizëm, gastronomi, artizanat, ICT dhe sektorë të tjerë të ndërlidhur. Trajnimet do të mbahen nga një mentor, rolin e të cilit do ta kryejë një punonjës në biznesin punëdhënës.
Punëdhënësit që mund të aplikojnë në këtë thirrje duhet të jenë subjekte ekonomike të regjistruara në Bashkinë Shkodër, Bashkinë e Vaut të Dejës ose Bashkinë e Malësisë së Madhe.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është mbështetja e procesit të punësimit duke ofruar mundësi për të fituar përvojë pune dhe për të zhvilluar aftësi profesionale.
Mentorët që do të ofrojnë trajnimet do të rimburoshen në vlerën 200 € bruto çdo muaj përgjatë kohëzgjatjes së trajnimit.
Lista e dokumentave që duhet të dërgoni janë:
- Formularin e aplikimit (Link)
- Çertifikatë e regjistrimit të kompanisë (NIPT)
- Ekstrakt i biznesit nga QKB
- Vërtetim nga drejtoria tatim taksave mbi pagesën e detyrimeve
- Deklarata e nënshkruar e aplikantit (Link)
- Formulari i aplikimit për mentor (Link)
- Vërtetim punësimi nga punëdhënësi – si provë që mentori është punonjës i kompanisë
Aplikimi dhe dërgimi i dokumentave më sipër do të bëhet nëpërmjet adresës elektronike info@aida.gov.al.
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 03 Korrik 2023, ora 16:30.
Për më shumë informacion mbi aplikimin konsultoni linkun Link ose kontaktoni në adresën e e-mail info@aida.gov.al