Tiranë – Forumi i Biznesit dhe Ekonomisë Shqipëri–Slloveni

Tiranë – Forumi i Biznesit dhe Ekonomisë Shqipëri–Slloveni 🇦🇱🇸🇮
Sot u zhvillua në Tiranë Forumi i Biznesit dhe Ekonomisë Shqipëri–Slloveni 🤝, një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e partneriteteve të reja mes dy vendeve. Në event morën pjesë përfaqësues institucionalë, liderë biznesi dhe investitorë nga Shqipëria dhe Sllovenia.
Moment i rëndësishëm i forumit ishte dhe nenshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes AIDA dhe Spirit Slovenia ✍️, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në drejtim të shkëmbimit të informacioneve, organizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe rritjes së investimeve në vendet respektive.
Gjatë forumit u mbajtën fjalime dhe prezantime nga:
• Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, z.Enkelejd Musabelliu, i cili ftoi bizneset sllovene të investojnë në Shqipëri, duke theksuar stabilitetin makroekonomik 📊.
• Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, prezantoi potencialin e investimeve dhe rolin e agjencisë si partner i investitorëve gjatë gjithë procesit, me procedura të digjitalizuara dhe mbështetje institucionale të vazhdueshme.
• Ambasadori i Sllovenisë Jakob Štunf dhe Tine Kračun, CEO i Institute for Strategic Solutions, që theksuan rëndësinë e momentit për marrëdhëniet ekonomike dypalëshe.
• Mag. Nataša Kos, SPIRIT Slovenia, me fokus te ekonomia sllovene, eksportet dhe inovacioni 💡.
Forumi përfshiu gjithashtu dy panele diskutimi:
🔹 “Më të Fortë së Bashku” – Mundësi për integrimin europian dhe bashkëpunimit rajonal.
🔹 “Kur Tregjet Bashkohen” – Shndërrim i sfidave globale në mundësi zhvillimi, me fokus te financat, sigurimet, logjistika, inovacioni dhe Inteligjenca Artificiale 🤖.
Forumi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri–Slloveni dhe mundësitë për zgjerim dhe investime afatgjata.
BACK TO NEWS