Tryeza e Bujqësisë dhe Agrobiznesit | ExportON 2026

🌾 Tryeza e Bujqësisë dhe Agrobiznesit | ExportON 2026
🤝 Në kuadër të ExportON 2026, u zhvillua Tryeza e Bujqësisë dhe Agrobiznesit, e fokusuar në sfidat dhe mundësitë e sektorit në procesin e integrimit në BE dhe rritjen e eksporteve bujqësore.
📊 AZHBR njoftoi se deri në vitin 2030 rreth 150 mijë fermerë do të përfitojnë nga skemat e mbështetjes, si dhe u theksua rëndësia e dixhitalizimit të parcelave bujqësore dhe investimeve në sigurinë ushqimore.
💰 Banka e Zhvillimit prezantoi instrumente për lehtësimin e qasjes në financë, përmes parafinancimit dhe mbulimit të kolateralit, duke adresuar boshllëqet e financimit në sektor.
🏛️ Në tryezë morën pjesë dhe kontribuuan aktivisht KASH, Shoqata e Bimëve Mjekësore, Shoqata e Agropërpunimit të Qumështit, Shoqata e Eksportuesve, përfaqësues të LIDL, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe përfaqësues të Luan Medicine.
📜 Zv. Ministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, theksoi përgatitjen e një pakete me 7 ligje për biznesin dhe ftoi aktorët e sektorit të kontribuojnë në dizenjimin e instrumenteve financiare.
📈 Tryeza u vlerësua si një hap konkret i ExportON 2026 për forcimin e eksporteve bujqësore shqiptare.
🙏 AIDA falënderon të gjithë fermerët, sipërmarrësit dhe përfaqësuesit e institucioneve për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e dhënë.
BACK TO NEWS