Tryeza e Manifakturës | ExportON 2026

🏭 Tryeza e Manifakturës | ExportON 2026
Në kuadër të ExportON 2026, u zhvillua Tryeza e Manifakturës, e cila mblodhi përfaqësues të institucioneve qendrore, autoriteteve rregullatore, sistemit financiar, organizatave të biznesit dhe sipërmarrjeve prodhuese e eksportuese, duke krijuar një 🤝 platformë gjithëpërfshirëse dialogu mbi sfidat dhe perspektivat e sektorit.
Nga ana e qeverisë dhe institucioneve qendrore morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë, si dhe drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Metrologjisë, të cilët adresuan çështje fiskale, doganore, monetare dhe të infrastrukturës së cilësisë, me ndikim të drejtpërdrejtë në prodhim dhe eksport. 🏛️
Në tryezë kontribuuan gjithashtu Këshilli Ekonomik Kombëtar, Pro Export Albania, përfaqësues të industrisë së çimentos, industrisë së plastikës, si dhe shoqata të tjera të sektorëve të manifakturës, duke sjellë problematika konkrete dhe propozime për politika mbështetëse. 🏭
Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, theksoi nevojën që prodhuesit shqiptarë të kalojnë në një nivel më të avancuar, përmes zinxhirëve të prodhimit me cikël të mbyllur, rritjes së përdorimit të inovacionit dhe forcimit të infrastrukturës së cilësisë sipas standardeve të BE-së. 🇪🇺
Gjatë diskutimeve u identifikuan sfida kryesore si mungesa e fuqisë punëtore, kostot e certifikimeve dhe teknologjisë, çmimet e energjisë dhe sfidat mjedisore. ⚡
AIDA falënderon të gjithë përfaqësuesit institucionalë, organizatat e biznesit dhe sipërmarrësit për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e dhënë në këtë tryezë. 🙏
BACK TO NEWS