Turizmi

Turizmi

Udhëtimi dhe turizmi është një ndër sektorët më të rëndësishëm dhe me një peshë të madhe për ekonominë shqiptare, si në terma monetarë ashtu edhe në ato të punësimit, por edhe për parashikimet pozitive të rritjes së mëtejshme. Sektori i turizmit në vitin 2024 regjistroi një kontribut të drejtpërdrejtë prej 26.1% të GDP-së në vend, duke e pozicionuar këtë sektor si një nga kontribuesit kryesorë në zhvillimin ekonomik. Shifrat flasin për një rekord të shënuar gjatë vitit 2024, ku janë regjistruar përafersisht 11.7 milion turistë të huaj të cilët kanë vizituar Shqipërinë. Këto indikatorë reflektojnë aktivitetin ekonomik të gjeneruar nga industri të tilla, si: hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese, agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë, linjat ajrore dhe mënyrat e tjera të transportimit të pasagjerëve.

Në vitin 2024 sektori i turizmit krijoi 278 000 vende të reja pune, shifër që përbën rreth 21.8% të punësimit total në Shqipëri.

Shkarko PDF

PDF

Segmente Kyçe Të Turizmit Për Të Zhvilluar Biznes

Resorte

Turizmi Natyror

Mice

Turizmi Shëndetësor

Hotele

Social Media

Kerko360.al