Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) njofton se në datat 7 dhe 8 tetor 2020, do të zhvillohet online eventi ndërkombëtar “Good Trade Summit”.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) njofton se në datat 7 dhe 8 tetor 2020, do të zhvillohet online eventi ndërkombëtar “Good Trade Summit”.

Nën temën “Duke dalë më të fortë nga kriza e COVID-19”, Samiti do të nxjerrë në pah nevojën për të vendosur qëndrueshmërinë dhe barazinë gjinore në zemër të rimëkëmbjes nga kriza e pandemisë dhe rëndësinë e “tregtisë së mirë” për një botë sa më përfshirëse dhe të barabartë.

Ky event do të bëjë bashkë një gamë të gjerë të palëve të interesuara nga komuniteti i tregtisë dhe zhvillimit si: Forumi i Tregtisë për Zhvillim të Qëndrueshëm (T4SD), gratë sipërmarrëse, udhëheqës biznesi, partnerë dhe biznese të ndryshme, me qëllim shkëmbimin e përvojës, shfaqjen e iniciativave, krijimin e rrjeteve dhe ristrukturimin e ideve për rindërtimin e një të ardhme të qëndrueshme.

Për më shumë informacion na kontaktoni në adresën zyrtare: info@aida.gov.al  ose klikoni në faqen zyrtare të eventit: https://www.intracen.org/good-trade-summit/

Organizohet online edicioni i dytë i eventit “R&D Innovation Conference” AIDA nëpërmjet Ambasadës Sllovake në Tiranë, njofton se në datë 21 tetor 2020, do të mbahet eventi ndërkombëtar “Slovak Matchmaking Fair 2020