Shpallet Ankandi i Parkut Energjetik Fotovoltaik të Spitallës

Shpallet Ankandi i Parkut Energjetik Fotovoltaik të Spitallës

Më datë 19 Nëntor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me BERZH shpalli ankandin e Parkut Energjetik Fotovoltaik të Spitallës.

Kryeministri Z.Edi Rama u shpreh se ndërtimi i këtij parku është projektuar në një zonë me gravitet strategjik për Shqipërinë dhe do të jetë një nxitës shumë i mirë për rritjen e investimeve të huaja direkte në vendin tonë.

Ky projekt është vazhdimësi e angazhimit të shtetit shqiptar për të prodhuar 42% të energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike.

Zona e propozuar ka rrezatim shumë të lartë diellor deri në 4.8 kWh/m2. Ky projekt do të ketë një kapacitet të instaluar prej 100 MW dhe çmimi tavan i blerjes së energjisë është 55 EUR.

Gjithashtu u bë me dije se Parku i Karavastasë do të nisë ndërtimin pas përmbylljes me sukses të Marrëveshjes PPA për blerjen e energjisë elektrike.

Për më shumë informacion  klikoni link-un më poshtë: http://aida.gov.al/wp-content/uploads/2020/11/Parku-Fotovoltaik-i-Spitallës.pdf

Adresa e Re e Institucionit Banka Botërore organizoi trajnimin “Moving Forward in the COVID Period”