Si të Eksportosh

Në mënyrë të përmbledhur, më poshtë do të gjeni informacionin dhe dokumentacionin që duhet të plotësohet nga një subjekt gjatë eksportit të mallrave në Republikën e Shqipërisë.

Procedurat e eksportit kryhen në bazë të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë, sipas neneve 181-182.

Palët e përfshira, në procedurat doganore të eksportit, janë organet doganore dhe agjentët doganorë.

Sipas grup-mallrave për t’u eksportuar, palë mund të jenë edhe organet sanitare e fitosanitare, veterinare dhe organet shtetërore të kontrollit të eksporteve.

Për më shumë kliko: Link

Certifikimi është një ndër proceset më të rëndësishme që lidhet me cilësinë, sigurinë, aksesin në tregje, besueshmërinë dhe garancinë për konsumatorin. Bizneset shqiptare ende vazhdojnë të hasin barriera për tregtimin e produkteve të tyre dhe në shumicën e rasteve, shkak është moszotërimi i certifikatave të nevojshme që garantojnë standarde.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), bazuar në objektivat e saj për të ofruar shërbime për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe nxitjen e eksporteve, harton këtë botim mbi rëndësinë e certifikimeve dhe llojeve të tyre.

Ky botim do t’ju shërbejë NMVM-ve shqiptare për orientim dhe informim mbi standardet e kërkuara dhe të pranuara nga Bashkimi Evropian, me qëllim aksesin e tyre në tregjet evropiane me produktet “Made in Albania”.

Për më tepër shfletoni broshurën në linkun e mëposhtëm: Ndërkombëtarizimi i NVM-ve shqiptare (Certifikimet)

Të dhëna mbi import eksport

Guida për Eksport

Eksporti është një mundësi biznesi, të cilën kompanitë shqiptare mund ta zgjerojnë e ta zhvillojnë më tej.

Në mënyrë të veçantë, kjo është e rëndësishme për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme, (NMVM-të), të cilat shpesh herë edhe për shkak të mungesës së informacionit, nuk e kanë të lehtë të hyjnë në tregjet e huaja.

Ky udhëzues është hartuar me synimin për të ndihmuar në mënyrë të veçantë eksportuesit e rinj e të papërvojë, për t’u dhënë atyre informacionin e duhur e për t’i përgatitur për eksport.

Si rrjedhojë, ky udhëzues është më tepër i orientuar nga praktika dhe u ofron eksportuesve më shumë informacion për të zgjidhur problemet e tyre të përditshme të eksportit.

Për më tepër shfletoni guidën në linkun e mëposhtëm:

Tregtia Elektronike

Tregtia elektronike përkufizohet si aktivitet i blerjes ose shitjes së produkteve dhe shërbimeve online nëpërmjet internetit.

Tregtia elektronike mbështetet në teknologji të tilla si: tregtia celulare, transferimi elektronik i fondeve, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, marketingut online, përpunimi i transaksioneve online, shkëmbimi elektronik i të dhënave (EDI) dhe komponenti i mbledhjes së të dhënave.

Duke qenë se tregtia elektronike dhe biznesi elektronik janë bërë gjithnjë e më shumë të nevojshëm për strategjinë e biznesit dhe njëkohësisht një katalizator për zhvillimin ekonomik, AIDA synon që nëpërmjet udhëzuesit “Si të nisësh një Biznes e-commerce”, sipërmarrësit në Shqipëri të njihen me tregtinë elektronike si pjesë e rëndësishme e strategjisë së rritjes së biznesit.

Ky udhëzues përfaqëson një dokument orientues për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, (NMVM-të), Start-up, si edhe çdo pale të interesuar në planifikimin, dizajnin dhe zhvillimin e tregtisë elektronike.

Udhëzuesi do të jetë subjekt i përditësimeve periodike për të pasqyruar drejtimet dhe tendencat e reja të tregut.

Për më tepër shfletoni guidën në linkun e mëposhtëm:

Social Media