TEDA

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt një qasje të re politike në zbatimin e paketave ligjore specifike preferenciale, të orientuara drejt rezultateve, me qëllim të përmirësimit të klimës së investimeve dhe mjedisit të biznesit.
Hapat e suksesshëm janë ndërmarrë për të krijuar Zona të reja Teknike dhe Ekonomike të Zhvillimit (TEDA), të përcaktuara posaçërisht për zhvillimin e parqeve industriale që do të përfitojnë nga legjislacioni i veçantë dhe stimujt për investime.
Zhvillimi i Zona të reja Teknike dhe Ekonomike të Zhvillimit (TEDA), bazohet në faktorë të favorshëm ekonomikë dhe gjeografikë, si dhe angazhimin e qeverisë për të lehtësuar zhvillimin e biznesit, duke u fokusuar në tërheqjen e investimeve të huaja, punësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

TEDA Spitallë
Zona e Zhvillimit Teknologjik dhe Ekonomik në Spitallë, Durrës  ndodhet në Veriun e Qarkut Durrës. Sipërfaqja prej 199.7 ha i përket Zonës Kadastrale Nr 8517 Durrës. Kjo zonë është shpallur me VKM Nr. 262, datë 06.04.2016 “Shpallja e Zonës Teknologjike dhe Zhvillimit Ekonomik në Spitallë, Durrës”. Kjo zonë ekonomike ndodhet afër qytetit të dytë më të zhvilluar në Shqipëri, Durrës, vetëm 30 km larg nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 37 km larg nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

TEDA Koplik
Zona e Zhvillimit Teknologjik dhe Ekonomik në Koplik, shtrihet në një sipërfaqe prej 61 ha tokë e gjelbëruar në skajet e rrugës Shkodër – Hani Hotit, 2 km në veri të Koplikut. Zona ndodhet 20 km larg qytetit të Shkodrës dhe 15 km larg doganës së Hani të Hotit (kufiri me Malin e Zi).

Incentivat për TEDA
Zonat e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik përfitojnë lehtësitë e mëposhtme:

  • Hyrja dhe dalja mallrave në/nga zona,formalitetet dhe procedurat bëhen sipas dispozitave të Kodit Doganor;
  • Zhvilluesit ose përdoruesit që investojnë në zonë brenda 3 (tre) viteve nga fillimi i veprimtarisë ekonomike të zonës u njihen si shpenzime të zbritshme 20% të shpenzimeve kapitale të vitit korrent për një periudhë dy vjecare dhe përjashtohen nga pagesa e 50% të normës së tatimfitimit per 5 (pesë) vitet e para;
  • Furnizimi i mallrave shqiptare për t’u vendosur në zonë konsiderohen si furnizime për eksport me shkallë zero në përputhje me përcaktimet e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe legjislacioni doganor;
  • Projekti i zhvilluesit përjashtohet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë;
  • Ndërtimet e realizuara në këtë zonë, sipas projektit të zhvilluesit, përjashtohen nga taksa e pasurivë të paluajtshme për një periudhë 5-vjecare;
  • Zhvilluesit ose përdoruesit e zonës janë të përjashtuar nga taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme;
  • Shpenzimet për paga dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore që punëdhënësi paguan për punëmarrësin njihen 150% të vlerës gjatë vitit të parë.

Licencat, lejet dhe autorizimet në zonat e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik sipas legjislacionit të investimeve strategjike
Sektori strategjik i Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA), përfshin nënsektorin e Parqeve Industriale/Teknologjike ku hyjnë investimet strategjike në lidhje me ndërtimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e Parqeve Industriale/Teknologjike e të Inovacionit, si dhe pajisjen me infrastrukturën e nevojshme për prodhim, zhvillim industrial, tregtimin dhe ofrimin e shërbimeve të lidhura me veprimtaritë që ushtrohen brenda tyre.
Ky nënsektor rregullohet nga Ligj Nr. 9789, datë 19.07.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e Zonave të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik” dhe Rregullorja për “Funksionimin e Zonave të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik” e miratuar me VKM Nr. 106, datë 10.2.2016, “Për miratimin e rregullores “Për funksionimin e Zonave të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik”.
Me ndryshimet e këtij Ligji termi “Zonë e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik” ka zëvendësuar termat “Zonë e Lirë” dhe “Park Industrial”.
Sipas këtyre dispozitave, lejet dhe licencat e kërkuar në zonat e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, janë si më poshtë:

  • Licencë zhvilluesi për zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik;
  • Licencë për përdoruesit e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik;
  • Leje për fillimin e veprimtarisë në zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik

Legjislacioni TEDA

Tabela – Lejet e lidhura me veprimtarite e investimeve strategjike ne zonat e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik sipas legjislacionit te investimeve strategjike.

Punimet e  ndërtimit

Lejet për ndërtimin të cilat jepen nga autoritetet e planifikimit dhe zhvillimit të territorit

· Leja e zhvillimit

· Leja e ndërtimit

 

 

Si rregull, i përgjithshëm, lejet e zhvillimit dhe ndërtimit për investimet strategjike, miratohen nga KKT.

 

Ndersa ne rastet e investimeve të tjera, lejet e ndertimit miratohen nga Kryetari i Bashkise, perveç rasteve komplekse për të cilat është kompetent KKT. KKT është
autoriteti përgjegjës për vendimmarrjen për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi për llojet e zhvillimit komplekse, të përcaktuara në rregulloren e zhvillimit dhe ato që lidhen me çështje, zona, objekte të rëndësisë kombëtare apo me investimet strategjike.

 

Lejet e ndërtimit për të cilat është përgjegjëse KKT;

·centralet prodhuese të energjisë;

·impiantet e prodhimit dhe të përpunimit të gazit, naftës e bitumeve, naftësjellësit dhe gazsjellësit, depot e naftës, gazit dhe derivateve të naftës me kapacitet
mbi 500 tonë;

·impiantet e trajtimit dhe strukturat e depozitimit të mbetjeve, të ngurta dhe të lëngshme, të çdo lloji, si dhe impiantet e trajtimit të ujërave të përdorura;

·aeroportet, portet e pasagjerëve, portet dhe terminalet;

·komplekset dhe fshatra turistikë;

·minierat, karrierat, pika nxjerrjeje dhe shfrytëzimi inertesh;

·pjesët përbërëse të rrjeteve apo sistemeve të infrastrukturave kombëtare (hekurudha, metro, tramvaj, rrugë, autostrada, rrjete kabllore nënujore, nëntokësore
dhe ajrore, objekte dhe rrjete të furnizimit me ujë, objektet, rrjetet e komunikimit elektronik me shtrirje apo ndikim kombëtar ose rajonal);

·strukturat dhe rrjetet e furnizimit me ujë, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të përdorura

·investimet strategjike.

· Kryetari i Bashkise ose KKT

· Kryetari i Bashkise ose KKT

 

 

 

 

·  Ligj nr. 107/2014, Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit

·  VKM nr. 408, datë 13.5.2015, Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit

Licensimi profesional i subjekteve që kryejnë punime ndërtimi

Licenca per shoqëri që kryejnë punime ndërtimi e zbatimi

MIE

 

 

·Ligji nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”

·VKM nr. 42, date 16.01.2008 Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit
të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi

·VKM nr. 759, datë 12.11.2014

Për licencimin profesional të individëve dhe subjekteve juridike që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit
në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim

Impakti mjedisor

Lejet mjedisore

Leje Mjedisi e tipit A – Leje III.1.C

Leje Mjedisi e tipit B – Leje III.1.B

Leje Mjedisi e tipit C – Leje III.1.A

QKB

·Ligjnr.10 431, datë 9.6.2011Për mbrojtjen e mjedisit;

·Ligj nr. 10448, datë 14.7.2011Për lejet e mjedisit;

·Ligj nr.10440, datë 7.7. 2011Për vlerësimin e ndikimit në mjedis;

·VKM nr. 419, datë 25.06.2014, Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave a, b dhe c, për transferimin e lejeve
nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullat e hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKL