𝑭𝒕𝒆𝒔ë 𝒑ë𝒓 𝒔𝒉𝒑𝒓𝒆𝒉𝒋𝒆 π’Šπ’π’•π’†π’“π’†π’”π’Š 𝒑ë𝒓 π’‘π’‹π’†π’”Γ«π’Žπ’‚π’“π’“π’‹π’† 𝒏ë π’‘π’‚π’π’‚π’Šπ’“π’Šπ’ 𝑴𝑨π‘ͺ𝑭𝑹𝑼𝑻, 𝒅𝒂𝒕ë 08-10 π’Žπ’‚π’‹ 2024

𝑭𝒕𝒆𝒔ë 𝒑ë𝒓 𝒔𝒉𝒑𝒓𝒆𝒉𝒋𝒆 π’Šπ’π’•π’†π’“π’†π’”π’Š 𝒑ë𝒓 π’‘π’‹π’†π’”Γ«π’Žπ’‚π’“π’“π’‹π’† 𝒏ë π’‘π’‚π’π’‚π’Šπ’“π’Šπ’ 𝑴𝑨π‘ͺ𝑭𝑹𝑼𝑻, 𝒅𝒂𝒕ë 08-10 π’Žπ’‚π’‹ 2024
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit tΓ« Investimeve (AIDA), po planifikon pjesΓ«marrjen pΓ«r herΓ« tΓ« dytΓ« nΓ« njΓ« nga panairet mΓ« tΓ« rΓ«ndΓ«sishΓ«m tΓ« sektorit tΓ« fruta-perimeve dhe bimΓ«ve aromatike dhe medicinale, β€œMACFRUT 2024”, i cili do tΓ« zhvillohet nΓ« Rimini, Itali, nΓ« datat 08-10 Maj 2024.
Stenda shqiptare Γ«shtΓ« planifikuar tΓ« pΓ«rfaqΓ«sohet nga njΓ« numΓ«r i limituar kompanish, tΓ« cilat duhet tΓ« plotΓ«sojnΓ« disa kritere tΓ« domosdoshme, si edhe profilin e kompanisΓ« tΓ« cilat i gjeni nΓ« linkun nΓ« Bio.
AIDA, fton tΓ« gjitha kompanitΓ« qΓ« plotΓ«sojnΓ« kriteret e mΓ«sipΓ«rme, tΓ« dΓ«rgojnΓ« shprehjen e interesit dhe profilin e kompanisΓ«, nΓ« adresΓ«n e e-mailit: info@aida.gov.al, deri nΓ« datΓ«n 24.01.2024.
PΓ«r mΓ« shumΓ« informacion mund tΓ« vizitoni edhe faqen zyrtare tΓ« panairit: https://www.macfrut.com/en
BACK TO NEWS