π‘­π’•π’†π’”π’†Μˆ π’‘π’†Μˆπ’“ π’‘π’‹π’†π’”π’†Μˆπ’Žπ’‚π’“π’“π’‹π’† π’π’†Μˆ π’”π’•π’†π’π’…π’†Μˆπ’ 𝒆 π’‘π’†Μˆπ’“π’ƒπ’‚π’”π’‰π’Œπ’†Μˆπ’• π’π’†Μˆ π‘·π’‚π’π’‚π’Šπ’“π’Šπ’ β€œπ‘¨π’ˆπ’“π’ 𝑻𝒆𝒄𝒉 & 𝑡𝒂𝒕𝒖𝒓𝒂𝒍 𝑬𝒙𝒑𝒐”, π’•π’†Μˆ π’π’“π’ˆπ’‚π’π’Šπ’›π’–π’‚π’“ π’π’ˆπ’‚ 𝑨𝑰𝑫𝑨

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit tΓ« Investimeve (AIDA), njofton se do tΓ« jetΓ« pjesΓ«marrΓ«se me stendΓ« nΓ« Panairin β€œAgro Tech & Natural Expo”, qΓ« organizohet nga Expocity AlbaniaΒ nΓ« bashkΓ«punim me BashkinΓ« TiranΓ« dhe AgroPark, nΓ« datat 16 -18 maj 2024, FarkΓ«.
Edicioni i 5-tΓ« i kΓ«tij panairi vjetor, bashkon fermerΓ«t, prodhuesit, shpΓ«rndarΓ«sit, artizanΓ«t nΓ« funksion tΓ« bujqΓ«sisΓ« dhe konsumatorΓ«t, pΓ«r tΓ« nxitur shkΓ«mbimin e njohurive, rritjen e biznesit dhe angazhimin e komunitetit pΓ«r krijimin e njΓ« tΓ« ardhmeje me prosperitet pΓ«r bujqΓ«sinΓ« dhe industrinΓ« ushqimore shqiptare.
NΓ« kuadΓ«r tΓ« kΓ«tij eventi, AIDA, fton tΓ« gjitha kompanitΓ« mikro dhe tΓ« vogla, qΓ« duan tΓ« jenΓ« pjesΓ« e stendΓ«s sΓ« pΓ«rbashkΓ«t, tΓ« dΓ«rgojnΓ« shprehjen e interesit, nΓ« adresΓ«n e e-mailit: info@aida.gov.al, brenda datΓ«s 26 prill 2024.
KompanitΓ« pjesΓ«marrΓ«se do tΓ« kenΓ« mundΓ«sinΓ« tΓ« ekspozojnΓ«, promovojnΓ« dhe ofrojnΓ« degustim tΓ« produkteve tΓ« tyre.
PΓ«r mΓ« shumΓ« informacion mbi panairin shfletoni broshurΓ«n nΓ« linkun: https://www.expocity.al/…/AGRO-BROSHUR-A4_9_AL10-faqe…
BACK TO NEWS