AIDA, njofton të gjithë të interesuarit se Njësia e Zbatimit të Projektit e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me GIZ / ProSEED 2.0, ka hapur thirrjen për aplikim “𝑺𝒎𝒂𝒓𝒕 & 𝑮𝒓𝒆𝒆𝒏 𝑭𝒖𝒕𝒖𝒓𝒆”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton të gjithë të interesuarit se Njësia e Zbatimit të Projektit e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me GIZ / ProSEED 2.0, ka hapur thirrjen për aplikim “𝑺𝒎𝒂𝒓𝒕 & 𝑮𝒓𝒆𝒆𝒏 𝑭𝒖𝒕𝒖𝒓𝒆” në mbështetje të sipërmarrësve ekzistues dhe aspirantë, të cilët synojnë të zhvillojnë procese biznesi të qëndrueshme, në mbrojtje të mjedisit dhe të orientuara drejt digjitalizimit.
Projekti parashikon të financojë rreth 75 ide. Vlera e financimit me grant do të jetë deri në 4,000 Euro për projekte individuale (subjekte Person Fizik) dhe deri ne 7,000 Euro për projekte jo individuale (bashkë-aplikantë ose subjekte Person Juridik). Afati i fundit për aplikim është data 28.02.2024.
Për më shumë informacion në lidhje me thirrjen si dhe për t’u njohur me formatin e aplikimit, ndiqni linkun: https://shorturl.at/gozGV
Gjithashtu, për tu njohur me projekte aktive vizitoni platformën “Akses në Financë”- https://aida-smefinance.gov.al/