24 – 26 maj 2023 do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar për Inovacionin dhe Teknologjinë “BEYOND 2023”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 24 – 26 maj 2023 do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar për Inovacionin dhe Teknologjinë “BEYOND 2023” në Selanik, Greqi.

Ky event do të shërbejë si platforma kryesore në rajonin e Evropës Juglindore, Mesdheut dhe rajonit MENA në sektorin e teknologjisë dhe kompanive inovative. Për herë të parë, Beyond do të ofrojë një skenë të dedikuar për të gjithë ata që lulëzojnë në biznesin e teknologjive të konsumit nëpërmjet platformës hibride “Panairi takohet me samitin”.

Përfitimet nga pjesëmarrja në këtë aktivitet përfshijnë kontaktin me partnerë potencialë, individë me influencë në industri, takime me përfaqësues nga ministri, bashki dhe komunitete të ndryshme.
Edicioni i kaluar ka tërhequr mbi 11,000 vizitorë, 300 ekspozues, 100 start-upe inovative dhe janë realizuar mbi 5000 takime B2B.

Nëse jeni të interesuar për të qënë pjesëmarrës ose për më shumë informacion, lutem vizitoni linkun zyrtar: https://www.beyond-expo.gr/

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Tiranë, më 08.02.20223

BACK TO NEWS