3 – 6 mars 2023, do të mbahet Panairi Ndërkombëtar në sektorin e prodhimeve të brumit dhe ëmbëlsirave “ARTOZA”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 3 – 6 mars 2023, do të mbahet Panairi Ndërkombëtar në sektorin e prodhimeve të brumit dhe ëmbëlsirave “ARTOZA”, në Athinë, Greqi. Ky panair do të shërbejë si një platformë që do të nxisë inovacionin dhe zhvillimet, jo vetëm në sektorin e prodhimeve të brumit dhe ëmbëlsirave, por edhe në industrinë ushqimore më gjerë.

“ARTOZA” do të mbledhë përfaqësues të bizneseve të furrave të bukës, ëmbëlsirave, por edhe përfaqësues të bizneseve nga industria e hotelerisë dhe shërbimeve ushqimore.

Gjatë eventit pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të krijojnë kontakte dhe marrëveshje të rëndësishme tregtare, midis tregut të furnizimit dhe profesionistëve të furrave të bukës, pastiçerisë greke, si edhe më gjerë në rajonin e Ballkanit.

Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://www.artoza.com/en/

BACK TO NEWS