AIDA ju informon se REA Prishtina, në rolin e liderit të konsorciumit për inovacionin në kuadër të EEN2EIC, ka hapur thirrjen e aplikimt për grant.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju informon se REA Prishtina, në rolin e liderit të konsorciumit për inovacionin në kuadër të EEN2EIC, ka hapur thirrjen e aplikimt për grant.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të mbështesë kompanitë inovative, të cilat kanë një produkt inovativ, shërbim inovativ apo një model biznesi inovativ, si edhe të mundësojë zgjerimin e rrjetëzimit dhe ndërkombëtarizimit të kapaciteteve vendore.
Fondi Përshpejtues EEN2EIC ofron:
- Financim nga 0.5 mln EUR deri në 2.5 mln EUR
-
Asistecë në hartimin e propozimeve tuaja inovative
- Mundësi rrjetëzimi përmes EEN Kosova.
Për të përfituar nga kjo mundësi për biznesin tuaj inovativ, ju duhet të dërgoni fillimisht një propozim të shkurtër dhe pas pranimit të tij do asistoheni nga stafi në hartimin e propozimit të plotë.
Për më shumë informacion mbi thirrjen vizitoni linkun: https://prishtina-rea.net/elevate-your-innovation-with-the-een2eic-accelerator-fund/