AIDA, në kuadër të shërbimit të përkujdesjes ndaj investitorëve, zhvilloi sot Tryezën e rrumbullakët të sektorit Automotiv.

AIDA, në kuadër të shërbimit të përkujdesjes ndaj investitorëve, zhvilloi sot Tryezën e rrumbullakët të sektorit Automotiv.
Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA, mbajti fjalën hapëse të kësaj tryeze, që u zhvillua për të evidentuar sfidat dhe arritjet e sektorit automotiv në Shqipëri. Znj. Saro pasi falënderoi të pranishmit në këtë aktivitet, theksoi arsyen e mbajtjes së kësaj tryeze duke u nisur nga problematikat e shfaqura nga investitorët në fushatat aftercare që AIDA ka zhvilluar dhe vlerësoi sektorin si me potencial për zhvillimin ekonomik të vendit.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Z. Endrit Yzeiraj, Zv. Ministër i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i cili theksoi domosdoshmërinë e zhvillimit të industrisë automotive, si pjesë e zhvillimit ekonomik të vendit dhe e cilësoi këtë aktivitet si hapin e parë në këtë drejtim.
Përfaqësuesit e kompanive Delmon Group, Forschner Albania, YURA, SV MEGA, Timak dhe SEWS CABIND Albania, ishin të pranishëm duke shprehur secili prej tyre problematikat e ndryshme që hasin. Rekomandimet e këtij aktiviteti, do të dërgohen nga AIDA pranë institucioneve përgjegjëse, me qëllimin për të ndihmuar zhvillimin e këtij sektori.
BACK TO NEWS