Shprehje interesi për bashkëpunim nga kompania greke “KMMB GP”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se kompania greke “KMMB GP” ka shprehur interes për bashkëpunim me kompani shqiptare, që operojnë në sektorin e industrisë, energjisë, ushqimeve dhe detarisë.

Kompania “KMMB GP” është e specializuar në prodhimin e guarnicioneve, rripave transportues prej çdo lloj materiali, pjesë metalike për montimin e perdeve, projektimin dhe instalimin e fugave të zgjerimit të metalit, si edhe shumë produkte të tjera.

Ftohen të gjitha kompanitë shqiptare të interesuara për bashkëpunim, të paraqesin interesin e tyre në adresën zyrtare: info@aida.gov.al.

Për t’u njohur me produktet që kompania “KMMB GP” tregton, si dhe për më shumë informacion mbi kompaninë vizitoni: https://kmmb.gr/en/

BACK TO NEWS