AIDA, me një stendë të përbashkët me 5 kompani shqiptare, do jetë pjesëmarrëse për herë të parë, në panairin MOMAD

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), me një stendë të përbashkët me 5 kompani shqiptare, do jetë pjesëmarrëse për herë të parë, në panairin MOMAD, që do të zhvillohet në datat 13-15 shtator 2024, në Madrid, Spanjë.
Ditën e sotme, në kuadër të përgatitjes për pjesëmarrjen në ketë panair, AIDA në bashkëpunim me Swiss Import Promotion Programme Albania (SIPPO) dhe shoqatën ProEksport Albania, realizoi takimin e parë me kompanitë shqiptare të sektorit të veshjeve dhe këpucëve, që do të jenë pjesëmarrëse në panair. SIPPO do të ofrojë asistencën teknike për këto kompani, duke i asistuar për një pjesëmarrje sa më efektive. Gjatë takimit të sotëm, u realizua koordinimi dhe këshillimi i kompanive mbi fazat e organizimit dhe realizimit të pjesëmarrjes në panair.
Ky takim, ishte hapi i parë i punës përgatitore që do ndiqet në vijim, me qëllim përfaqësimin sa më dinjitoz të Shqipërisë në këtë panair të rëndësishëm të industrisë së modës.
BACK TO NEWS