Ditën e sotme u zhvillua forumi “Global Energy Insights: Albania Investments & Market Trends”
Ditën e sotme u zhvillua forumi “Global Energy Insights: Albania Investments & Market Trends” me bashkëpunimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Dhomës Shqiptaro-Turke të Tregtisë dhe Industrisë (ATTSO).
Drejtori Ekzekutiv i AIDA, znj. Laura Saro dhe z. Bilal Kara, Kryetar i Bordit të ATTSO, përshëndetën eventin. Znj. Saro mbajti dhe një prezantim mbi mundësitë e investimit në Shqipëri dhe rolin e AIDA-s në këtë proces, duke u ndalur te klima e favorshme e biznesit dhe lehtësitë e ofruara për investimet e huaja në vendin tonë.
Paneli u pasua nga prezantimet e z. Besjan Kadiu, Drejtor i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Industrisë dhe Energjisë MIE, z. Gledis Kalemi Përgjegjës i Njësisë së Strukturës së Tarifave dhe Çmimeve ERE, z. Adrist Stërmasi, pedagog pranë UPT, Znj. Admira Mlika nga BKT dhe z. Ilija Nasov.
Emëruesi i përbashkët i eventit ishte sektori energjetik dhe legjislacioni respektiv sa i përket investimeve, efiçenca energjetike, forca punëtore në sektor si dhe financimi i projekteve të ndryshme në energjinë e rinovueshme, duke u përmbyllur dhe me krijimin e ndërlidhjeve nga bisedimet e afërta mes të pranishmëve.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me dhomat e tregtisë, AIDA nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me ATTSO, si një hap më tej drejt fuqizimit të raporteve ekonomike dypalëshe.